Policia Rajonale e Ferizajt ka shpërndarë sot pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë qytet, raporton Fol Drejt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot së bashku me përfaqësuseit e komunës së Ferizajt dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj ka shpërndarë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 euro, 30 familjeve në nevojë, e që këto familje janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.”, shkruan në njoftimin e policisë.
Aty thuhet se këto pako janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të projektit, minimaratonës ‘’Vrapojmë me Policinë Tonë” që është mbajtur me datën 12.06.2023 për nderë të ditës së Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150 Vjetori Themelimit të Ferizajt.
Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falenderon të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe participuan duke e blerë nga një fanellë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nevojë. /FolDrejt/



