Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar dy urdhëresa të gjykatës në rajonin e Prishtinës, shkruan Fol Drejt.
“Nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë dhe të Podujevës , janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës.
Në dy aksione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës.”, shkruan në raportin zyrtar.
Policia shtoi se personat dyshua jan◄r:
– L.N. mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, për veprën “Grabitje”,
-N.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”. /FolDrejt/