Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një protestë për të treguar qëndrimin e tyre kundër miratimit të ligjit për paga minimale.
E sot në orët e mëngjesit janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës duke rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës, si shenjë gatishmërie ndaj çdo eskalimi të protestës, transmeton FolDrejt.
Policia ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e protestës ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik.
Protesta do të nisë në orën 09:30. /FolDrejt/