Efektivët e Policisë Rrugore shqiptare po trajnohen për përdorimin e radarëve dhe matësve të alkoolit.
Ky trajnim po bëhet për njohjen më të mirë të pajisjeve në fjalë.

“Trajnimi jo vetëm në salla, por edhe në rrugë, në trafik, për të përsosur teknikat e identifikimit të shkelësve dhe të dokumentimit të tyre. Qëllimi i trajnimit: Bashkëpunimi dhe transmentimi i dijeve dhe praktikave më të mira nga eksperiencat e ndryshme”, njofton Policia.
