Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Zhur të Dragashit.
Arrestimi i të dyshuarve u realizua rreth orës 02:15, gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se njësitë policore në një lokal i cili kishte qenë i mbyllur i kanë hasë të dyshuarit, në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi se në atë lokal janë zhvilluar lojëra të fatit si: valigje me qipa për poker, letra të pokerit, 1700 euro para të gatshme, fletore me emra të lojtarëve dhe shumat e paguara për bixhoz dhe 6 telefona celularë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/