Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë zjarri, një thikë dhe substanca të dyshuara narkotike, ndërsa ka shoqëruar për në stacion policor pesë persona të dyshuar, transmeton Fol Drejt.
“Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.”, shkruan në komunikatën e policisë.
Nga njësite policore në dy lokacione të ndara, janë shoqëruar pesë persona të dyshuar, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve.
Në rastin e parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nga zyrtarët policor është shoqëruar një person i dyshuar, të cilit i është gjetë dhe sekuastruar një armë zjarri dhe 7 fishekë.
“Ndërsa në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, është ndaluar një automjet nga njësiti i trafikut, ku janë shoqëruar në stacion policor katër persona, të cilëve policia u ka gjetë dhe sekuestruar:
– dy kavanozë me substancë të dyshuar narkotike(marihuanë),
-një thikë etj.”, tuhet tutje në njoftim.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje. /FolDrejt/