Policia e Kosovës ka raportuar një rast të armëmbajtjes pa leje në veri të Mitrovicës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën Osllobogjenje, rreth orës 12:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se sekuestrimi i armës, lloji pistoletë dhe pa municion, është bërë në veturën me targa serbe, pronë e të dyshuarit mashkull serb.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/