Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar para dhe stoli ari, ndërsa ka arrestuar një person të dyshuar, shkruan Fol Drejt.
Policia njoftoi se personi i dyshuar, S.Sh, pas arrestimit, që të lirohej tentoi që të ofrojë shuma parash zyrtarëve policor dhe ndaj tij ka filluar procedurë edhe për veprën “ofrim i mitos”. /FolDrejt/