Policia e Kosovës ka kryer sot një kontroll në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën “Arben Xhaferi”.
Gjatë kësaj kontrolle, policia ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, transmeton Fol Drejt.
Të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik./FolDrejt/