Policia amerikane ka shtuar masat e sigurisë përpara arrestimit të mundshëm të Donald Trump.
Policia në qytetet kryesore amerikane po përgatitet për trazira të mundshme nëse ish-presidenti Donald Trump arrestohet sot si pjesë e një hetimi për pagesat e paligjshme.
Gjykata duhet të padisë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ryshfet të dyshuar ndaj një vajze, të ashtuquajtur aktore e filmave pornografik, Stormy Daniels, gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.
Dy ditë më parë, Trump thirri mbështetësit e tij në protesta, pasi siç tha ai, arrestimi i tij do të bëhet sot. Duke bërë thirrje për protesta, Trump ka shqetësuar forcat e sigurisë se mbështetësit e tij mund të provokojnë dhunë të ngjashme me atë të 6 janarit 2021, kur u sulmua Kapitoli.
Një juri e madhe pritet të lëshojë një aktakuzë më vonë sot ose të mërkurën.
Nëse Trump nuk dorëzohet, do të lëshohej një urdhër për të, tha zyrtari i paidentifikuar i gjykatës. /FolDrejt/