Punonjësit e policisë duke mos ndërmarrë asnjë ndërhyrje ndaj të riut të bardhë, shtrinë në tokë të riun me ngjyrë dhe e prangosën duke i vënë gjurin mbi shpinë.
Ka shkaktuar reagime në median sociale trajtimi i ndryshëm i policisë ndaj dy të rinjve njëri i bardhë dhe tjetri me ngjyrë që u përleshën në New Jersey të SHBA-së, shkruan AA.
Në pamjet që ndodhen në llogarinë Twitter të TRT World, debati mes dy të rinjve njëri prej të cilëve ishte me ngjyrë u përshkallëzua dhe u shndërrua në një sherr me grushte në qendrën tregtare “Bridgewater Commons” në New Jersey.
Dy punonjës policie ndërhynë ndaj ngjarjes në qendrën tregtare duke ndarë fillimisht dy të rinjtë. Më pas punonjësit e policisë duke mos ndërmarrë asnjë ndërhyrje ndaj të riut të bardhë, shtrinë në tokë të riun me ngjyrë dhe e prangosën duke i vënë gjurin mbi shpinë.
Kjo ngjarje e shënuar në fundjavë është përhapur dhe ka shkaktuar reagime në median sociale.
Guvernatori i New Jersey-t, Phil Murphy në një postim në Twitter tha se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen.
Duke shprehur shqetësimin e tij për veprimin e këtyre policëve që duket sikur trajtojnë racat e ndryshme në mënyrë të ndryshme, Murphy deklaroi: “Jemi të vendosur për të rritur besimin mes forcave ligj-zbatuese dhe njerëzve të cilëve ata u shërbejnë”./FolDrejt/