Policia spanjolle ka njoftuar se gjashtë letra-bombat që janë dërguar në adresat e zyrtarëve dhe institucioneve të larta ditët e fundit janë dërguar nga qyteti i Valladolidit në veri të Spanjës, shkruan sot gazeta spanjolle El Mundo.
Këto letra janë dërguar ndërmjet 24 nëntorit dhe 2 dhjetorit në adresat e kryeministrit Pedro Sanchez, ambasadës ukrainase në Madrid, zyrave të qeverisë spanjolle, selisë së agjencisë së komunikimit të BE-së dhe ambasadës amerikane, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Shumica e letrave shpërthyese u çaktivizuan, me përjashtim të një punonjësi të misionit diplomatik ukrainas në Madrid, i cili u plagos lehtë kur ngarkesa shpërthyese shpërtheu pjesërisht dhe u ndez.