Policia e Suedisë tha të enjten se kishte apeluar një vendim gjykate i cili rrëzoi një vendim të policisë për të ndaluar dy demonstrata ku protestuesit planifikonin të digjnin librin e shenjtë musliman, Kuranin, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
“Autoriteti policor beson se parimet e çështjes janë të rëndësishme dhe për këtë arsye është urgjente që ajo të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në shkurt, policia e Stokholmit refuzoi të jepte leje për dy përpjekje për djegien e Kuranit pasi politikani danez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm në janar me mbrojtjen e policisë dhe lejen e autoriteteve suedeze.
Policia përmendi shqetësimet e sigurisë për të bllokuar ato dy demonstrata.
Megjithatë, Gjykata Administrative e Stokholmit e ndryshoi vendimin me një vendim të martën, duke thënë se rreziqet e përmendura të sigurisë ishin të pamjaftueshme për të kufizuar aftësinë për të demonstruar. /FolDrejt/