Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton vetë policia, kjo konferencë vjen pas rastit të mbrëmshëm në Zveçan, ku policia ka identifikuar dhe njëherit konfiskuar një veturë me targa serbe, në të cilën kishte pasur një sasi armatimi e mjete të ndryshme ushtarake.
Në konferencë pritet të marrin pjesë ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i PK-së z. Gazmend Hoxha.
Konferenca do të nisë në orën 12:00, në kampin ‘Belvedere’ në Mitrovicë të Jugut./FolDrejt/