Ndërkohë që të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit të trajnerëve të Manchester Cityt festuan mbrëmë fitoren e Ligës së Kampionëve, ndihmësi i Pep Guardiolas, Enzo Maresca mori një lajm të keq – babai i tij Pasquale u zhduk nga tribuna gjatë lojës, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ish-lojtari i Juventusit donte ta festonte titullin me të atin pas triumfit të Cityt ndaj Interit (1:0), por nuk e gjeti dot në tribunat e stadiumit Ataturk në Stamboll.
Policia turke u angazhua menjëherë dhe filloi kërkimin dhe deri në mëngjesin e sotëm nuk ka ardhur asnjë informacion për suksesin e kërkimit nga qyteti më i madh turk.
Gazeta e njohur Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se policia ka arritur të gjejë të atin e Marescas pas disa orësh kërkime dhe se ai është mirë.
Maresca, i cili ka qenë asistent i Guardiolas që nga viti 2020, është kandidati më serioz për stolin skocez të Celtic, pasi Ange Postecoglou u largua nga klubi për të marrë drejtimin e Tottenham. /FolDrejt/