Policia e Kosovës ka kryer sot një bastisje në komunën e Leposaviqit, me ç’rast ka sekuestruar municion e të holla.
Lajmin për këtë bastisje e ka dhënë vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal, Sveçla, përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Në profilin e tij zyrtar, Sveçla ka treguar se njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira.
“Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar.” – ka shkruar ministri.
Tutje, ai ka thënë se do të mbesin të përkushtuar që të veprojnë në zbatim me ligjin në tërë Republikën e Kosovës./FolDrejt/