Policia zvicerane e ka gjetur një gjarpër të madh në bagazhin e veturës ku gjendeshin edhe dy kosovarë.
Rasti ka ndodhur para disa ditësh në kantonin e Zug-ut, sipas Blick-ut zviceran.
Patrulla e policisë kishte vërejtur të automjet të dyshimtë.
Ata e ndaluan duke bërë kontrolla të detajuar brenda veturës dhe tek personat që gjendeshin brenda saj.
Aty ndodheshin katër persona: Dy kosovarë të moshës 27 dhe 31 vjeçar, një francez 18-vjeçar si dhe një zviceran 20-vjeçar.
Autoritetet zvicerane gjetën brenda makinës, një sasi e vogël të lëndës narkotike dhe një kuti nga stiropori brenda bagazhit.
E brenda kutisë u gjet një gjarpër i gjatë rreth 2.5 metra i llojit (Tigerpython), i cili peshonte 15 kilogramë.