Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova nuk ka arritur ta gëzojë patent-shoferin as një ditë të plotë, pasi iu konfiskua nga autoritetet zvierane.
Ky konfiskim erdhi si pasojë e shkeljes së shpejtësisë së lejuar.
18-vjeçari ishte duke vozitur me një shpejtësi prej 126 km/h në zonën e lejuar me gjithsej 80 km/h dhe si pasojë ra në radar të policisë.
Siç bën të ditur policia, i riu ato momente nuk kishte patent-shofer, mirëpo sapo kishte kaluar provimin e ndërkohë si pasojë e kësaj shkeljeje, autoritetet ia morën të drejtën për të vozitur, thuhet në Blick.ch/FolDrejt/