Një kosovar (27) të dielën me një veturë nissan voziste 145 kilometra në orë në rrugën ku lejohej vetëm 80 kilometra në orë, shkruan blick.ch. Ngjarja ka ndodhur në Vordemwald AG, shkruan foldrejt.com.
Policia zvicerane ja sekuestroi lejen e qarkullimit rrugor.
Përveç 27 vjeçarit, policia zvicerane ndaloi edhe një BMW, kësaj here të vozitur nga një kosovar 30 vjeçar. Sesa shpejt ishte duke vozitur ky i fundit nuk dihet, por policia bëri me dije se edhe këtij i është sekuestruar leja e qarkullimit rrugor dhe vetura BMW./Foldrejt.com