Zyrtarët në Kiev janë të indinjuar nga zbulimi i inteligjencës amerikane që minon aftësinë e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj të pushtuar nga Rusia këtë pranverë, shkruan sot Politiko.
Portali tha se zyrtarët e lartë ukrainas ishin veçanërisht të zemëruar për rrjedhjen e një vlerësimi “tepër sekret” nga shkurti, i cili sugjeronte se Ukraina do të bënte vetëm “fitime modeste territoriale” në kundërofensivë të planifikuar pranverore, përcjell Fol Drejt.
Kievi thotë se dokumenti tregon se SHBA po nënvlerëson sërish aftësitë ushtarake të Ukrainës./FolDrejt/