Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Politika aktuale globale: Armë dhe gjalp

3 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në vazhdën e luftës në Ukrainë, pritet të rriten buxhetet ushtarake në mbarë botën. Kjo ështëmë e dukshme në Evropë, ku kërcënimi i agresionit rus duket më i madh. Gjermania, Italia dhe Norvegjia, kanë vendosur tashmë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Dy fuqitë e mëdha Amerika dhe Kina, që janë dhe dy vendet që shpenzojnë më shumë për mbrojtjen në botë, po rrisin gjithashtu buxhetet e tyre. Edhe presioni ndaj vendeve më të vogla për të bërë të njëjtën gjë duket i pashmangshëm. Po cilat do jenë pasojat ekonomike të këtij ndryshimi?

Kur qeveritë shpenzojnë më shumë për trupat ushtarake dhe armët, ato kanë më pak para në dispozicion për gjëra të tjera. Prandaj, supozimi i zakonshëm është se shpenzimet shtesë

Lexoni edhe..

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

Porosit Web Porosit Web

për ushtritë janë të dëmshme për rritjen dhe zhvillimin. Në fakt, marrëdhënia nuk është edhe aq e drejtpërdrejtë. Në disa raste, buxhetet më të mëdha të mbrojtjes mund të sjellin përfitime ekonomike të konsiderueshme.

Për shembull, fakti që ka një shkëmbim midis shpenzimeve për ushtrinë dhe rrugëve apo spitaleve, është një leksion që mësohet herët nga studentët e ekonomisë. Modeli klasik për ilustrimin e konceptit të kostove oportune, është ai i “armëve përkundrejt gjalpit”: sa më shumë të prodhoni nga njëra, aq më pak do të mundeni të prodhoni nga tjetra.

Çdo vit, ky model i thjeshtë është i vërtetë. Qeveritë kanë buxhete të kufizuara, të cilat mund të tërhiqen vetëm në disa drejtime të ndryshme. Prandaj, është e lehtë të shihet se si shpenzimet për mbrojtje, të çuara në ekstrem, mund të jenë gërryese për një ekonomi.

Nëse një qeveri e ndryshon sistemin arsimor, në mënyrë që të mund të blejë armë të reja, ndikimi afatgjatë në produktivitet, dhe tek e fundit në rritjen ekonomike do të ishte i pasigurt.

Disa ekonomistë mendojnë se SHBA po i afrohet asaj zone të rrezikut. “Rand Corporation”, një think-tank me ndikim i mbështetur nga Forcat Ajrore, publikoi vitin e kaluar një raport duke përmendur dy rreziqe.

Së pari, kur qeveria jep më shumë para për mbrojtjen në kurriz të infrastrukturës, kjo mund të dëmtojë perspektivat afatgjata të rritjes ekonomike, pasi Amerika ka nevojë urgjente për rrugë, porte etj.

Së dyti, shpenzimet në mbrojtje sjellin rritjen e borxhit publik. Në të dyja rastet, përfundojnë analistët, çdo gjë që e gërryen fuqinë ekonomike të Amerikës, do të dëmtojë përfundimisht edhe forcat e armatosura.

SHBA shpenzon aktualisht më shumë se 4 për qind të PBB-së për mbrojtjen, norma e dytë më e lartë në klubin e vendeve të pasura të OECD. Anëtari i OECD-së që shpenzon më shumë për mbrojtjen, me rreth 6 për qind të PBB-së, është Izraeli.

Ky vend krenohet vazhdimisht me një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në këtë grupim. Ndërkohë, Japonia është një nga shpenzuesit më të vegjël për ushtrinë si pjesë e PBB-së në OECD. Në fakt, është pothuajse e pamundur të dallosh ndonjë model tek të dhënat që janë në dispozicion.

Ka edhe vende të tilla si Irlanda, me buxhete ushtarake të ngjashme me ato të Japonisë, dhe me rekorde rritjeje ekonomike të ngjashme me ato të Izraelit. Në një studim të Universitetit Monash në vitin 2014, Sefa Auauorji Çërçill dhe Sjui Ling Ju analizuan 42 studime të veçanta.

Efektet janë përgjithësisht mjaft të vogla, por ata identifikuan 2 kategori të dallueshme: shpenzimet ushtarake në vendet më të varfra, janë shpesh të dëmshme për rritjen, ndërsa në vendet më të pasura ato kanë më shumë gjasa të jenë të dobishme.

Një arsye e mundshme, sugjerojnë ata, është qeverisja më e dobët në vendet në zhvillim; dhe një buxhet i madh ushtarak është një objektiv i lakmueshëm për zyrtarët e korruptuar. Një mundësi tjetër lidhet me raportin “armë përkundrejt gjalpit”. Kthimet e mundshme nga investimet civile, nga kujdesi shëndetësor tek arsimi, janë aq të mëdha në vendet e varfra saqë shpenzimet ushtarake kanë një kosto oportune veçanërisht të lartë. Në vendet e pasura me shkolla dhe spitale të mira, kostot oportune duhet të jenë më të ulëta.

Një nga mënyrat, përmes së cilës shpenzimet në mbrojtje, mund të thuhet se e nxisin ekonominë është si një program punësimi. Nëse forcat e armatosura do të ishin një korporatë, ato do të ishin punëdhënësi më i madh i Amerikës me 2 milionë punëtorë (duke numëruar personelin aktiv dhe civilët), duke mposhtur madje gjigantët si “Walmart” dhe “Amazon”.

Pra do të ishte një skemë punësimi tepër e kushtueshme, me një kosto afro 400.000 dollarë punonjës në vit. Shpenzimet në mbrojtje mund të japin kthime më të mira si një formë e padeklaruar e politikës industriale.

Në një studim të vitit të kaluar, Enriko Moreti i “Universiteti i Kalifornisë”, dhe 2 kolegët e tij analizuan financimin e qeverive për kërkimin dhe zhvillimin në vendet e OECD, me fokus shpenzimet e mbrojtjes. Ata zbuluan mesatarisht se një rritje prej 10 për qind në kërkimin dhe zhvillimin e financuar nga qeveria, çon në një rritje prej 5 për qind në kërkimin dhe zhvillimin e financuar privatisht në kompaninë apo industrinë e synuar.

Për më tepër, ajo sjell përfitime të rëndësishme për produktivitetin. Nëse Franca dhe Gjermania do t’i rrisnin shpenzimet e tyre në mbrojtje afërsisht në të njëjtin nivel si SHBA-ja, Moreti vlerëson se ritmet e rritjes së produktivitetit të tyre do të ishin pak më të larta.

Dividentët e parandalimit

Një kundërshtim i qartë ndaj kësaj qasje, është se qeveria mund të arrijë të njëjtat rezultate duke mbështetur kërkimin dhe zhvillimin në përgjithësi, pa pompuar para tek forcat e armatosura. Në kuptimin ekonomik, kjo mund të jetë e vërtetë.

Por ka një kufizim politik: Si të garantohet mbështetja për një eksperiment që mund të dështojë. Mbështetja publike për mbrojtjen është më pak e ndjeshme ndaj ndryshimeve

të humorit të opinionit publik. Pa pasur aspak nevojë të shqetësohet për aplikimin e ardhshëm për grante, sistemi ushtarak amerikan ka qenë i lirë të prodhojë risi, nga shiriti ngjitës tek interneti, pa të cilat jeta moderne vështirë se do të ishte e imagjinueshme.

Sado i rëndësishëm është ndikimi i shpenzimeve ushtarake tek rritja ekonomike apo inovacioni, praktika të tilla rrezikojnë të humbasin kontekstin më të gjerë, siç tregohet edhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Një element themelor për çdo ekonomi të suksesshme është paqja dhe stabiliteti, duke iu dhënë kompanive besimin për të investuar dhe njerëzve hapësirën për të lulëzuar.

Tekstet shkollore mund të flasin për armë ose gjalpë. Por në një botë të patrazuar nga fuqitë revanshiste, e vërteta është se duhen edhe armët edhe gjalpi. Fatkeqësisht, një mbrojtje e fortë është një domosdoshmëri për pasjen e një ekonomie të fortë. / “The Economist” – Bota.al

Tags: armelufte
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kaos në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje (VIDEO)

Lajmi tjetër

Kujdes! Kur truri juaj ju paralajmëron me këto shenja

Të ngjajshme

BUJQËSI

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

29 Nëntor, 2023
BUJQËSI

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

8 Nëntor, 2023
EKONOMI

Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

6 Nëntor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM