Një fenomen i shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja vuajnë nga emigrimi masiv i të rinjve, për shkak të situatës ekonomike por edhe ndjenjës nga mos perspektiva, shkruan SPIEGEL.
Në anën tjetër Gjermania dhe shtete tjera të BE kanë nevojë urgjente për motra medicinale, punëtorë artizanalë dhe mjeshtër ndërtimi. Dhe këta të fundit u ofrojnë rroga që mund ta arrijnë mirëqenien familjare.
Magazina gjermane SPIEGEL, që ka vizituar Bosnjën, tregon konkretisht se në këtë vend janë mbushur deng kurset për gjermanisht.
Në qytetin Jajce, kur në mesjetë kishin vendqëndrimin mbretërit dhe një atrakcion i vërtetë turistik, sot jetojnë (zyrtarisht) 27 mijë banorë, kurse në 1991 kishte 45 mijë banorë.
Kurse në fshatin Podmilacje nga 700 banorë tani ka mbetur vetëm në 100. Qyteti ka vetëm një ditë në vit turistë të shumtë – pelegrinazhi në një kishë të shenjtë katolike. Tjera ditë është i zbehur dhe me përjetime nga e kaluara./Foldrejt.com