Politikani i opozitës ruse Ilya Yashin u shpall fajtor për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.
Ndërsa dënimi pritet më vonë gjatë ditës, prokurorët kërkojnë një dënim me nëntë vjet për Yashin, tha një këshilltar i qarkut të Moskës, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Yashin u gjykua për një video në YouTube në prill, ku ai diskutoi provat e zbuluara nga gazetarët perëndimorë për krimet ruse të luftës në Bucha dhe hodhi dyshime mbi versionin zyrtar të Moskës se raportet ishin fabrikuar si një “provokim” kundër Rusisë.
Rusia miratoi një legjislacion të ri pasi pushtoi Ukrainën, sipas të cilit ata që përhapin informacione të rreme për ushtrinë mund të përballen me dënime me burg deri në 15 vjet./FolDrejt/