Politikanja serbe, Rada Trajkoviq,ka thënë se Kosova është para Serbisë në raport në politikë duke përmendur marrëveshjen e arritur për dokumentet identifikuese.
“Është e padiskutueshme që Kosova fitoi duelin diplomatik për dokumentet. Dhe ekipi ynë negociator e humbi shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitetin, të paktën për formimin e Asociacionit të komunave serbe”.
“Kurti është i guximshëm dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.