Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Politikëbërje të brishta e biblioteka në varfëri

3 vjet më parë
in KRYESORE, KULTURË, SHKRIMET TUA
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Mungesa e objekteve, mungesa e sallave për lexim, mungesa e pajisjeve të nevojshme e fondet e pakta financiare shkaku i politikave dhe qeverisjeve të brishta nga institucionet komunale e shtetërore, janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen bibliotekat e qyteteve të Kosovës. Ka biblioteka që në mungesë të objektit funksionojnë në Shtëpi të Kulturës. Një tjetër i zhvillon aktivitetet në bodrum ndërtese. Një tjetër nuk ka pasë derë të hyrjes e biblioteka nuk ka funksionuar siç duhet shkaku i të ftohtit gjatë stinës së dimrit dhe nuk janë marrë fare parasysh nga inistitucionet komunale. Këto janë disa nga kushtet e dobëta e të shumta me të cilat ballafaqohen lexuesit, nxënësit e studiuesit në ambientet e dijes dhe edukimit.

Gëzim Olluri – Fol Drejt

Bazuar në realizimin e 26 intervistave me bibliotekat e qyteteve, gjendja e tyre në shumë aspekte rezulton shqetësuese. Në të kaluarën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), tërthorazi përgjegjësinë nëpërmjet ligjit ua ka bartur niveleve komunale e këto të fundit bibliotekat i kanë kundruar nga larg duke mos ndërhy përmes politikave të nevojshme. Madje, ka vite që disa komuna nuk kanë dhënë as mbështetje financiare dhe as që janë interesuar për t’iu dalë në ndihmë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Nga të dhënat e MKRS-së, Ligji i parë për Bibliotekat është miratuar më 23 Qershor 2003. Ky ligj ofronte mbështetje për bibliotekat komunale, mirëpo nuk e qartësonte në mënyrë të hollësishme financimin për bibliotekat. Në vitin 2012, është shfuqizuar ky ligj e është miratuar një tjetër ligj më 26 Prill 2012 dhe është shpallur nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. I publikuar më 4 Maj 2012 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, edhe ky ligj aktual në bazë të së cilit vepron MKRS-ja, nuk tregon në mënyrë transparente mbështetjen financiare për bibliotekat komunale dhe tërthorazi përgjegjësitë e financimit ia bartë komunave.

Ligji i mëparshëm në bazë të Nenit 38, theksonte: Bibliotekat e sektorit publik financohen nga fondet buxhetore dhe fondet e tjera publike. Ligji aktual në bazë të Nenit 13, shkruan: Biblioteka komunale financohet nga buxheti i Komunës. Kurse pika tjetër e të njëjtit nen sqaron: Ministria përkatëse për Kulturë, nga buxheti i vet, përmes konkursit vjetor për projekte, financon projekte të bibliotekave komunale me fondin prej pesë përqind (5%) të buxhetit të përgjithshëm vjetor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Gjendjen faktike të bibliotekave e pasqyrojnë të dhënat intervistuese.

Biblioteka e Kamenicës është njëra nga bibliotekat e cila nuk ka objekt e vepron në Shtëpi të Kulturës. Edhe këtu përballet me mungesë kushtesh elementare. “Pas rindërtimit dhe kthimit të një pjese të bibliotekës në shfrytëzim për libra dhe lexues, bibliotekën e kanë lënë pa derë të hyrjes. Edhe pse e kemi paraqitur si problem mungesën e derës, nuk jemi marrë parasysh. Mungesa e derës ka bërë që biblioteka të mos shfrytëzohet nga lexuesit për shtatë muaj për shkak të ftohtit. Stafi kanë qenë i detyruar të sistemohen në zyrën e koordinatores dhe të punohet vetëm në huazim”, bëjnë me dije nga biblioteka e këtij qyteti.

Fare më mirë nuk është as biblioteka e Shtimes që vepron në një bodrum ndërtese. “Mungesa e objektit është problemi. Aktualisht biblioteka e Shtimes gjindet ne bodrumin e një ndërtese”, thonë nga biblioteka e Shtimes.

Mes shumë hallkave të vështira gjendet edhe biblioteka e Pejës që nuk ka objekt. “Problemi kryesor i Bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë, është gjendja e tanishme e hapësirës ku punojmë jashtë normave dhe standardeve të veprimtarisë së bibliotekës. Veprimtaria e bibliotekës së Pejës zhvillohet në katin e dytë të shtëpisë së kulturës. Peja me rrethinë ka 36 shkolla, ka universitetin me 2 mijë 500 studentë e më shumë. Vetëm në Prishtinë janë 1500 studentë nga Peja. Salla e leximit për studentë është 30 ulëse, kurse për fëmijë vetëm 20 ulëse”, tregojnë nga Peja.

Përveç kushteve të lartshkruara, biblioteka e qytetit përballet edhe me një sërë vështirësish të tjera. “Ka mungesë të hapësirës, ka mungesë të sallave, ka mungesë të depos, ka mungesë të ambienteve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në bibliotekë. Gjithashtu, kemi probleme që nuk kemi staf sa duhet dhe punojmë me dy ndërrime dhe është vështirë të menaxhohet e gjithë puna e bibliotekës”, përfundojnë rrëfimin nga Biblioteka e Pejës.

Për kushtet e vështira tregojnë edhe nga Komuna e Kaçanikut e cila gjithashtu nuk ka objekt dhe punon nga Shtëpia e Kulturës. Biblioteka e këtij qyteti ka një mori mangësish në ambientet e bibliotekës. “Kemi problem për shembull në sallën e lexuesve, mungon investimi në sallë me tavolina, mungesë me karrika dhe na duhet një rregullim me shtroj, me ngjyrosje të sallës dhe pajisje për ngrohje për shfrytëzim edhe gjatë dimrit. Kemi nevojë edhe për pajisje me kompjutera fotokopjues, skanues dhe të gjitha mjetet të tjera që të bëhet më funksionale biblioteka”, prononcohen nga biblioteka e Kaçanikut.

Biblioteka e Mitrovicës është një tjetër bibliotekë që përveç mungesës së objektit edhe funksionimin e ka të vështirë ngase gjendet në një qendër sportive. “Çka më shumë na preokupon është ndërtimi i një objekti për bibliotekë pasi që dihet se që nga viti 2011 jemi zhvendosur dy herë përkohësisht në objekte të ndryshme dhe që nuk janë adekuate për veprimtarinë e bibliotekës. Aktualisht biblioteka gjendet në qendrën sportive multifunksionale OMNISPORT”, thonë nga Mitrovica.

Me mungesë hapësire sa i përket objekteve, infrastrukturës, sallave për lexim dhe kushteve të tjera që e përkufizojnë një bibliotekë moderne, ballafaqohen edhe biblioteka e Dragashit, Prizrenit, Deçanit, Podujevës, Istogut, Ferizajit dhe e Drenasit.

Ligji për Bibliotekat në Nenin 14 në kuadër të funksioneve dhe përgjegjësive për bibliotekat publike saktëson: Bibliotekat publike në kuadër të funksionit të përgjithshëm ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët në kushte të barabarta dhe pa asnjë dallim, si në bibliotekë edhe në komunitet. Nga ana tjetër, është Ministria e Kulturës në bashkëpunim me nivelet komunale që kanë shkaktuar pabarazi dhe dallime të shumta nga ana financiare përgjatë të kaluarës. Asnjë bibliotekë në Kosovë nuk merr shuma të njëjta parash edhe pse mjetet ofrohen nëpërmjet librarive e shtëpive botuese. Bibliotekat bëjnë përzgjedhjen e librave, kurse ministria e kryen pagesën.

Nga të dhënat e bibliotekave figurojnë dhjetë biblioteka që marrin shuma nga MKRS prej 1500 eurosh. Disa të tjera deri në dy mijë euro. Të tjera biblioteka marrin deri në tre mijë e katër mijë euro. Të tjerat nganjëherë nuk marrin fare financime. Të njëjtat pabarazi e të njëjtat dallime paralelisht me MKRS-në i kanë bërë edhe një pjesë e komunave kur është puna për financime. Dhjetë biblioteka nga qytete të ndryshme në katër vitet e fundit nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga nivelet komunale.

Vështirësitë hasen edhe tek kompletimi i stafit. Janë 20 biblioteka që kanë edhe mungesë stafi dhe e kanë të vështirë ta menaxhojnë gjithë punën e bibliotekës. Sfida tjetër për ministrinë e komunat mbetet digjitalizimi i bibliotekave. Nga disa bibliotekat thonë se digjitalizimi tashmë është më se i nevojshëm. Shkaku i mungesës së digjitalizimit dhe sistemit që mirëmban listimet regjistruese në mënyrë korrekte, ndodhë shpesh të mos kthehen librat e në raste të tjera të kthehen të dëmtuara.

Bibliotekat veprojnë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, derisa këtë ministri nga viti 2002 e deri më 2020 e kanë udhëhequr për 12 vite LDK-ja (Lidhja Demokratike e Kosovës). Për gjashtë vite PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës) dhe nga viti 2021 ministrinë e drejton LVV (Lëvizja Vetëvendosje).

Në tetor të vitit të kaluar, përmes vendimit qeveritar nën drejtimin e Kryeministrit, Albin Kurti, MKRS ka dhënë 87 mijë euro për 29 biblioteka. Nga tre mijë euro për secilën bibliotekë. Nga Komuna e Drenasit bëjnë me dije se vitin e ardhshëm do të jepen pesë mijë euro për bibliotekën komunale, derisa Komuna e Kastriotit në qershor të këtij viti e ka funksionalizuar bibliotekën e qytetit në të cilën gjenden 4 mijë e 917 libra. Nga Komuna e Junikut nga viti i ardhshëm thonë se do të japin një shumë simbolike prej rreth 500 euro për çdo vit.

Shkaku i mungesës nga fondi librar shumë komuna nuk arrijnë t’i ndihmojnë sa duhet bibliotekat shkollore në fshatrat përkatëse të tyre e në raste të tjera bibliotekat shkollore nuk marrin fare libra nga bibliotekat komunale.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) që aktualisht është në qeverisje, në planprogramin e saj për zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 ka dhënë premtime se do ta ndryshojë gjendjen në bibliotekat e shkollave. Në kuadër të arsimit në planprogram shkruan: “Ne do të krijojmë bibliotekat e mësimdhënësve në secilën shkollë duke i pajisur ato me literaturën relevante dhe të kohës”. Mbetet të shihet nëse MKRS në krye me ministrin Hajrulla Çeku do të arrijnë të ndryshojnë gjendjen e bibliotekave në qytete e në fshatra./FolDrejt/

Tags: BibliotekatFol DrejtGëzim OlluriKosove
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Foto/ Gashi i krahason 7 postimet e fundit në Facebook të Kryeministrit Kurti, me ato të Edi Ramës

Lajmi tjetër

Moti do të jetë me diell, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në…

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM