Ish-ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski ka nisur sot grevë urie, pasi u arrestua të martën dhe u transferua në burg.
Ai u arrestua në pallatin presidencial në Varshavë, së bashku me zëvendësin e tij Maciej Wasik.
Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi më parë presidentin Andrzej Duda për pengim të drejtësisë, pasi Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik u panë në pallatin presidencial.