22 persona u plagosën në një përplasje midis një treni dhe një kamioni në një kalim hekurudhor pranë fshatit polak Dalanowek, në pjesën qendrore të vendit, njoftuan sot autoritetet lokale.
Katër persona janë shtruar në spital, njëri prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë dhe është transportuar me helikopter të ambulancës, raporton AP.
Në mesin e të lënduarve janë pasagjerët e trenit dhe makinisti, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar në kamion.