Gazetari sportiv, Fabrizio Romano tha se Polonia është afër nënshkrimit të kontratës me ish-trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, raporton Fol Drejt.
“Polonia po i afrohet marrëveshjes për të emëruar Fernando Santos si trajner të ri – marrëveshja pritet të jetë e vlefshme deri në qershor 2026”, ka shkruar Romano në Facebook.
Ai tha se ish-trajneri i Portugalisë po diskuton detajet përfundimtare para arritjes së marrëveshjes me federatën polake. /FolDrejt/