Një zyrtar i qeverisë polake tha se Rusia qëndron pas një sulmi kibernetik që bllokoi aksesin e përdoruesve në sistemin e regjistrimit të taksave në internet, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Rusët janë përgjegjës për sulmin e djeshëm, duhet bërë e qartë. Ne kemi informacione që e bëjnë shumë të mundshme që ky të ishte kundërshtari,” tha Janusz Cieszynski, një zyrtar përgjegjës për dixhitalizimin, për transmetuesin Polsat News.
Ambasada ruse në Varshavë tha në një përgjigje të dërguar me email se “tashmë është mësuar me faktin që në Perëndim tani mund ta akuzoni Rusinë për çdo gjë pa prova. Ky është një tjetër rast i tillë në stilin e njohur të të thënit “ka shumë gjasa”.
Zyrtarët perëndimorë thonë se qeveria ruse është një lider global në hakerimin dhe përdor spiunazh kibernetik kundër qeverive të huaja, por Moska vazhdimisht e ka mohuar që ajo kryen operacione hakerimi./FolDrejt/