Polonia mori sot dërgesën e parë të raketave HIMARS, të prodhuara në SHBA.
Dërgesa është pjesë e një përmirësimi të mbrojtjes polake mes shqetësimeve të sigurisë për luftën në Ukrainën fqinje.
Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të raketave në bazën ajrore të Varshavës, transmeton Fol Drejt.