Polonia do të vendosë kufizime të reja pasi raportoi shifrën më të lartë një-ditore të rasteve të koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, tha se masat tashmë të vendosura në katër rajonet më të prekura duke filluar nga 20 marsi për tre javët e ardhshme do të zgjerohen në të gjithë vendin.
Niedzielski njoftoi se hotelet, kinematë, teatrot dhe objektet sportive do të mbyllen, ndërkohë kufizimet do të vendosen edhe në qendrat tregtare. Ai shtoi se një bllokim mbarëkombëtar do të zbatohet nëse masat e reja nuk ngadalësojnë infeksionet.