Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e ka përshkruar si të padëshirueshëm dhe potencialisht të rrezikshëm skenarin e përdorimit të mundshëm të hapësirave ajrore në vende të tjera për të mbështetur Ukrainën.
Gazetarët i kërkuan Peskovit një koment në konferencën për media të mërkurën mbi planet e Polonisë për t’i dhënë Ukrainës avionë MiG, transmeton Fol Drejt.
“Ministria e Mbrojtjes ka komentuar tashmë mundësinë e përdorimit të ndonjë aeroporti tjetër për ngritjen e avionëve ushtarakë. Ky është një skenar jashtëzakonisht i padëshirueshëm dhe potencialisht i rrezikshëm,” tha ai.
Polonia tha të martën se është e gatshme të dislokojë të gjithë avionët e saj reaktivë të tipit MIG-29 në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, si dhe t’i vendosë ato në dispozicionin e Shteteve të Bashkuara./FolDrejt/