Polonia mund të transferojë avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë brenda katër deri në gjashtë javë, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Kjo [transferimi i avionëve MiG-29 në Ukrainë] mund të ndodhë brenda katër deri në gjashtë javët e ardhshme,” tha kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki në një konferencë shtypi në Varshavë.
Siç u raportua më herët, Presidenti i Polonisë Andrzej Duda shprehu gatishmërinë e vendit të tij për t’i dorëzuar Ukrainës avionët luftarakë MiG-29, të cilët ushtria ukrainase mund t’i përdorë menjëherë në operacione luftarake.
Duda tha më parë se vendi kishte pak potencial për të dërguar avionë F-16 në Ukrainë. /FolDrejt/