Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në territorin e Polonisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Lublinit, në Poloninë lindore, në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton TASS.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti./FolDrejt/