Qeveria polake ka miratuar një projektligj që parashikon heqjen e tarifave për automjetet e pasagjerëve në autostrada nga korriku.
“Ne ndërtuam autostrada kryesisht për t’u shërbyer njerëzve, jo për të qenë një makinë për të bërë para. Portat e hapura (stacionet e pagesës) do të simbolizojnë më së miri politikën tonë”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki.
Masa e re, e përgatitur nga ministritë e infrastrukturës dhe financave, do të bëjë të mundur pezullimin e mbledhjes së tarifave në autostradat shtetërore.
Ministri i Infrastrukturës Andrzej Adamczyk tha se masa vlen për autostradat që tashmë janë në përdorim dhe ku ka tarifa.
“Qëllimi i ligjit është të heqë tarifat e autostradave për automjetet deri në 3.5 ton në seksionet e menaxhuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Autostradave të Brendshme,” tha Adamczyk.
Ai shtoi se qeveria do të nisë negociatat për heqjen e tarifave në seksionet private të autostradave, duke shtuar se shpreson që kjo të arrihet brenda një viti, raporton portali polak First News (The First News), transmeton Fol Drejt.