Në shtator, Polonia iu bashkua Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë në formimin e një blloku rajonal që kufizon qytetarët rusë të hyjnë në ato vende.
Polonia nuk do t’i lëshojë viza delegacionit rus që synonte të vinte në takimin e radhës të OSBE-së, i cili do të mbahet në qytetin polak të Lodz më 1 dhe 2 dhjetor, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ne nuk do t’u japim viza,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake Lukasz Jasina./FolDrejt/