Polonia ka filluar ndërtimin e një pengese elektronike moderne në kufirin tokësor me enklavën ruse të Kaliningradit, në mënyrë që të monitorojë dhe kundërshtojë çdo aktivitet të paligjshëm, njoftoi sot Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski.
Barriera, e cila do të jetë e pajisur me kamera vëzhgimi 24-orëshe dhe detektorë lëvizjeje, do të instalohet në një gjatësi prej 210 kilometrash dhe duhet të përfundojë në vjeshtë, raporton AP.
“Ne do të kemi kontroll të plotë të kufirit me Rusinë. Jam i sigurt se ky do të jetë kufiri më i sigurt i BE-së”, tha Kaminski./FolDrejt/