Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se duhet të formohet një gjykatë speciale për përgjegjësinë penale të krimeve të luftës të kryera në Ukrainë nga rusët.
Duda u takua me homologun e tij letonez, Egils Levits, në kryeqytetin e Letonisë, Riga dhe theksoi se ngritja e gjykatës në fjalë është një prej objektivave më të rëndësishme të dy presidentëve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në konferencën e përbashkët për media, presidenti Duda tha se “duke biseduar me avokatë dhe ekspertë e dimë shumë mirë se ekziston një boshllëk në të drejtën ndërkombëtare që do të japë mundësinë që kriminelët rusë të luftës të nxirren para Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.
Ai theksoi se duhet të formohet një gjykatë speciale që drejtësia të gjejë vendin e saj për krimet e luftës që rusët kanë kryer në Ukrainë.
“Për këtë çështje do të diskutojmë me kolegët tanë në arenën ndërkombëtare. Kjo aktualisht është në prej gjërave më të rëndësishme që duam të arrijmë”, tha Duda./FolDrejt/