Polonia ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë pas hedhjes në erë të digës Nova Kakhovka, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në përgjigje të këtij akti, është e nevojshme të vendosen sanksione të mëtejshme të ashpra ndaj Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“[Polonia] dënon pa kushte hedhjen në erë të digës. Ky është një akt tjetër i egër i barbarisë ruse në territoret e okupuara të Ukrainës, një shkelje e rëndë e normave bazë të ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe humanitare, dhe një krim i dukshëm lufte”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/