“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka forcuar vendosmërinë e qeverisë polake për t’u bërë plotësisht e pavarur nga gazi rus”, tha ministrja polake e klimës, Ana Moskva.
Polonia ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen ndërshtetërore me Rusinë, e cila i referohet gazsjellësit Yamal, njoftoi sot në Twitter ministrja polake e klimës Ana Moskva.
“Agresioni rus kundër Ukrainës ka forcuar vendosmërinë e qeverisë polake për t’u bërë plotësisht e pavarur nga gazi rus. Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shkruan Moska, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.