Drithërat ukrainase do të kenë vetëm një leje për tranzit përmes Polonisë “të paktën deri në korrik”, tha zëvendësministri i Bujqësisë i Polonisë, Janusz Kowalski.
Marrëveshja ukrainas-polake për drithërat është hapi i parë në zgjidhjen e krizës bujqësore në Poloni për shkak të fluksit të madh të grurit të lirë ukrainas në Poloni, tha Kowalski, përcjell Fol Drejt.
“Të gjitha produktet duhet të kalojnë përmes Polonisë, por ato nuk duhet të dëmtojnë fermerët dhe prodhuesit polakë dhe kështu të shkaktojnë një krizë ushqimore”, tha ai./FolDrejt/