Në Poloni janë shembur 4 monumente të tjera të ngritura në përkujtim të ushtarëve rusë, të mbetur që nga periudha e Bashkimit Sovjetik.
Qeveria në Poloni pas luftës Rusi-Ukrainë vazhdon fushatën e saj të “shembjes” së monumenteve, statujave dhe simboleve që kujtojnë Bashkimin Sovjetik, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në punimet e kryera në kuadër të kësaj, u hoqën 4 monumente të ngritura në përkujtim të ushtarëve rusë në vitin 1945 në zonat Glubczyce dhe Byczynam në qytetin Opole.
Kreu i Institutit të Kujtesës Kombëtare të Polonisë (IPN), Karol Nawrocki tha se janë kundër “një sistemi që skllavëron popullin e tij dhe që është përgjegjës për masakrat”.
“Monumentet e atyre që përfitojnë mbi jetët e njerëzve janë të turpshme”, tha Nawrocki i cili tha se “Bashkimi Sovjetik nuk solli liri, ai Polonisë i solli robëri”.
Polonia edhe më 24 gusht hoqi monumentin e ngritur për ushtarët rusë në qytetin Brzeg.
Polonia e cila ndodhet në kufirin perëndimor të Ukrainës, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë ka hapur dyert e saj për shumë ukrainas dhe ajo është në mesin e vendeve të prekura më shumë nga lufta.
Vendi u pushtua nga nazistët dhe Bashkimi Sovjetik në fillim të Luftës së Dytë Botërore ndërsa regjimi komunist i mbështetur nga Moska qëndroi në pushtet deri në vitin 1989./FolDrejt/