Ministri i jashtëm polak Jacek Czaputovicz, theksoi se banorët e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore janë pro-europianë dhe se duhet të përdoret që këto vende të anëtarësohen në BE, përpara se shtete tjera si Rusia, Turqia dhe Kina do përpiqen të shtojnë ndikimin në këto vende, përcjell foldrejt.com, shkrimin e FAZ.net. Ai këto deklarata i bëri në fillim të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Poloni.
Më tutje Czaputovicz tha se Polonia është e zhgënjyer me shtyrjen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
“Mendimi im është se këtu bëhet fjalë për qëndrime egoiste, që nuk i ndihmojnë Bashkimit Europian,” tha në fund numri një i diplomacisë polake./Foldrejt.com