Udhëheqësi i partisë në pushtet të Polonisë Jaroslaw Kaczynski thotë se siguria e kufirit të Bashkimit Evropian me aleatin e Rusisë Bjellorusia është prioriteti kryesor i qeverisë polake, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kaczynski, i cili është gjithashtu një zëvendëskryeministër, bëri një vizitë të enjten në fshatin Koden, në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë.
Kaczynski tha se kufiri është bërë i rrezikshëm për shkak të mbështetjes së Minskut për agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Mijëra mercenarë rusë të Wagner janë vendosur në Bjellorusi gjatë muajit të kaluar dhe Kremlini thotë se ka zhvendosur disa nga armët e tij bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në Bjellorusi.
Kaczynski tha se qeveria polake po bën “gjithçka që nevojitet” për të zmbrapsur çdo provokim apo agresion.