Si rrjedhojë e tensionimit të marrëdhënieve Poloni-Bjellorusi, qeveria polake u ka kërkuar qytetarëve që jetojnë në Bjellorusi, që të largohen nga aty.
“Ne rekomandojmë që qytetarët polakë që jetojnë në territorin e Republikës së Bjellorusisë të largohen nga territori i saj me mjete tregtare dhe private në dispozicion ,” njoftoi qeveria në një këshillë udhëtimi të postuar në faqen e saj të internetit./FolDrejt/