Polonia ka filluar të lëvizë më shumë se 1000 ushtarë në lindje të vendit, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, mes shqetësimeve në rritje nga anëtari i NATO-s se prania e ushtarëve “Wagner” në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensioneve në kufi, thai ai, sipas Reuters.
Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për t’u ofruar anëtarëve të kompanisë private ushtarake “Wagner” të transferohen në Bjellorusi ka shkaktuar frikë tek anëtarët lindorë të NATO-s se prania e tyre do të çojë në paqëndrueshmëri më të madhe në rajon, thotë agjencia.
“Më shumë se 1000 ushtarë dhe pothuajse 200 njësi teknike nga brigada e 12-të dhe e 17-të e mekanizuara po lëvizin në lindje të vendit”, shkroi Blaszczak në Twitter, duke theksuar se kjo është një demonstrim i gatishmërisë së Polonisë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizimin pranë kufirit./FolDrejt/