Rusia do të mirëpriste mundësinë për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, në tryezën e bisedimeve, por është e detyruar të vazhdojë operacionin e saj special ushtarak, tha sot zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky.
“Tani e dimë, e dimë me siguri se Perëndimi, falë ish-kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ishte gjithashtu garantuese e marrëveshjes së Minskut, thjesht po blente kohë duke u përpjekur të armatoste Ukrainën dhe ta përgatiste për këtë lloj situate. “tha diplomati rus në një intervistë me blogeren amerikane Tara Reed, transmeton Fol Drejt.
Ai vuri në dukje se “Rusia dëshironte që qëllimet e operacionit ushtarak në vazhdim të arriheshin në mënyrë paqësore” dhe theksoi se “ishte e mundur të bëhej një gjë e tillë”./FolDrejt/