Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të Dielën në emisionin “Këtë javë” të ABC se ekzistojnë “prova të mëdha” për të mbështetur teorinë se koronavirusi ka origjinën në Institutin e Virologjisë Wuhan, jo në një treg aty pranë.
Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare njoftoi të enjten se po heton nëse shpërthimi ishte rezultat i ekspozimit ndaj kafshëve të egra apo një aksidenti laboratorik në Wuhan. Pompeo tha se ai nuk ka asnjë arsye të dyshojë në te dhenat e bashkësisë së inteligjencës se virusi “nuk ishte i prodhuar ose i modifikuar gjenetikisht”.
Presidenti Trump gjithashtu pohoi javën e kaluar se ai kishte parë prova që i japin atij një “shkallë të lartë besimi” se laboratori ishte origjina e virusit, por nuk pranoi të shtjelloj me gjerësisht.
Ekzistojnë dy teori të ngjashme që lidhin Institutin e Virologjisë Wuhan (WIV) dhe origjinën e koronavirusit, siç ka raportuar Bethany Allen-Ebrahimian i Axios. Njëra është shumë e pamundur, tjetri është i besueshëm, por i pavërtetuar.
E para është se koronavirusi u krijua si pjesë e një programi kërkimor kinez të ‘bioweapons’ që dyshohet se ishte i lidhur me WIV. Virologët kanë përcaktuar se kjo është shumë e pamundur.
E dyta është se virusi ishte duke u studiuar në WIV, dhe një aksident laboratorik rezultoi në transmetimin aksidental të virusit te një punonjës i cili më pas pa dijeni e përhapi virusin në qytet. Kjo është e besueshme, por nuk ka asnjë dëshmi të drejtpërdrejtë ose publike për ta mbështetur atë.//FolDrejt