Mbase mund të jetë kërcënimi i parë direkt kundër Turqisë nga SHBA-të. Dhe ky kërcënim mes dy anëtarëve të NATO-s vjen nga sekretari i jashtëm amerikan Mike Pompeo dhe ish shefi i CIA, i cili, në intervistën e dhënë përCNBC tha se “ne preferojmë paqen para luftës, por në rast se do të duhet ndërhyrje ushtarake, duhet ta dini që presidenti Trump është i përgaitur që të marrë masa”.
Tash akoma nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Ankaraja, por nesër presidenti Rexhep Taip Erdogan do udhëtojë drejt Rusisë ku do takohet me presidentin Vladimir Putin./Foldrejt.com