Moldavia po përgatitet për “spektrin e plotë të kërcënimeve”, tha sot Ministri i Jashtëm Nico Popescu, mes frikës se Rusia mund të intensifikojë përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin.
Popescu tha se Kishinau është gati për një gjë të tillë, pjesërisht falë mbështetjes së partnerëve të saj ndërkombëtarë, raportoi Reuters.
“Institucionet tona kanë planifikuar reagime ndaj të gjithë spektrit të kërcënimeve, edhe pse sigurisht që kemi burime të kufizuara, por në të njëjtën kohë nuk jemi vetëm në këtë”, tha ai./FolDrejt/